Nuk respektuan masat anti-Covid/ Gjobiten 507 qytetarë

0

507 qytetarë të cilët kanë shkelur masat anti-COVID janë gjobitur nga policia. 500 prej tyre janë konstatuar duke lëvizur në rrugë pa maskat mbrojtëse. Ndërkohë shërbimet e policisë kanë evidentuar një lokal që qëndronte hapur pas orës 22:00, administratori i të cilit është gjobitur me 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 6 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu