Patozi ironizon liderët : S’janë kaq të egër, janë puthur e përqafuar

0

Koordinatori i përgjithshëm i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ka ironizuar dy liderët e forcave më të mëdha politike, PS dhe PD.

Në një postim në “Facebook”, ai shkruan se Edi Ramën dhe Lulzim Bashën nuk duhet t’i marrim seriozisht as kur zihen për datën, pasi sipas tij nuk ka asgjë në tokë, për të cilën mund të bien dakord dyshja Rama-Basha.

Sipas Patozit fletën e votimit ata mund ta miratojnë edhe me 26 prill, duke shtuar se gjithë partive të tjera që garojnë me 25 prill, do t’iu duhet të presin konsensusin e tyre i cili mund të mos vijë kurrë.

Postimi i plotë i Astrit Patozit:

MOS I MERRNI KAQ SERIOZISHT KUR ZIHEN EDHE PËR DATËN

Nuk ka asgjë në këtë tokë, për të cilën ata mund të merren vesh, sa herë ka zgjedhje në këtë vend.

Madje as për datën, që sot është 1 prill, megjithëse ajo është një “festë” kombëtare dhe botërore, që duhet t’i bashkojë, për mënyrën se si premtojnë në fushatat elektorale.

Tani po zihen për fletën e votimit dhe po t’i lësh ta cojnë deri në fund, mund ta miratojnë atë më 26 prill.

Ndërkohë, gjithë të tjerët, që garojnë në zgjedhjet e 25 prillit, duhet të presin konsensusin e tyre, i cili mund të mos vijë kurrë.

Puna është se nuk janë gjithmonë kaq të egër, sepse kanë ditur edhe të përqafohen apo të puthen me njëri-tjetrin, kur duan që t’ia ngulin thikën në zemër Shqipërisë për të mbajtur të pandryshuar kënetën politike të pushtetit të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu