PD dhe PS bien dakord: Do i propozojmë Kuvendit shtyrjen me 6 muaj të afatit të “Zgjedhores”

0

TIRANË- Mandati i Komisionit të Reformës Zgjedhore është shtyrë me gjashtë muaj.

Në mbledhjen e kësaj të marte, bashkëkryetari i Komisionit, Damian Gjiknuri njoftoi vendimin për shtyrjen me gjashtë muaj të punimeve, një periudhë e mjaftueshme sipas tij për të realizuar objektivat e Komisionit.

“Në mbështetje të neneve 77, pika 1, e 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 e 55, pika 1, të Rregullores sëKuvendit, si dhe të pikës IX të Vendimit të Kuvendit nr. 12/2022 me propozimin e Bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore kërkohet që komisioni të shtyhet deri më 10 mars 2023.”

Ky propozim do i dërgohet Kuvendit për votim, por në Komision ka marrë mbështetjen e dy palëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu