Përballja mes Metës dhe Ramës në Gjykatën Kushtetuese/ Ja përse nuk mund të jenë prezentë personalisht

0

Ditën e sotme mbahet seanca ku pritej përballja mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta përsa i përket mosmarrëveshjes së tyre lidhur me kompetencat e dekretimit të ministrave të qeverisë.

Në Gjykatë nuk janë paraqitur asnjëri prej tyre, por kanë dërguar përfqësuesit e tyre, pasi siç bëhet me dije, presidenti Meta ndodhet në Sloveni në takim me homologët e Ballkanit perëndimor, ndërsa kryeministri Edi Rama do të jetë sot i pranishëm në një takim të liderve të Ballkanit perëndimor në Bruksel.

Presidenti përfaqësohet me këshilltarin ligjor Bledar Dervishaj, ndërsa Kryeministri Rama përfaqësohet nga zv.sekretarja e përgjithshme e qeverisë Edlira Kokona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu