Drejtori i njësisë vendore të kujdesit shëndetësor në Elbasan Hekuran Bezati ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Pas konfirmimit të tij më koronavirus një pjesë e stafit është karantinuar ndërkohë që pritet që t’u bëhet tamponi për të konfirmuar nësë janë prekur nga Covid-19 apo jo.
Elbasani është një nga qytetet më të prekura nga Covidi në vendin tonë, pas Tiranës, Durrësit dhe Fierit, ndërkohë që rastet kanë qenë të shumta dhe në radhën e administratës.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë 6 persona humbën jetën, ndërkohë që pas kryerjes së 1954 testimeve, 489 qytetarë kanë rezultuar të prekur nga virusi SARS-COV2.Faxweb