Gjatë konferencës së sotme kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur se në vendin tonë vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm.
“Kushdo që do të vaksionohet, do të vaksinohet falas”,-është shprehur kryeministri.
Më datën 9 dhjetor Rama postoi një foto me bosin e kompanisë Pfeizer, Albert Burla në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës anticovid në Nju Jork.
Sipas Ramës, tashmë janë përmbyllur komunikimet që Shqipëria të marrë vaksinën dhe se ambicia është të mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën, por ta kemi brenda 2 muajve të parë të 2021-shit.
Përveç kanalit të sapo hapur për vaksinën Pfeizer qeveria pritet të hapi në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





