Rama:” Vaksinimi do të zhvillohet në stadiumin ‘Air Albania’ ”

0

Gjatë vizitës së sotme tek Infektivi kryeministri Rama është shprehur se Bullgaria do të ndihmojë Shqipërinë me 100 doza, ndërkohë vaksinimi do të bëhet në ambientet e “Air Albania”.
“Edhe shtetet e mëdha dozat që po marrin janë shumë më pak se ishte parashikuar. Për fillimin është problem. Unë kam folur me disa kryeministra këto ditë dhe shifrat janë shumë më pak se kishin premtuar ata. Ne jemi në komunikim me disa nga shtetet dhe pavarësisht marrëveshjes me kompaninë e Pfizerit jemi shumë afër edhe me AstraZenec-ën dhe Modernën. Dhe pastaj duhet që të merren vesh shteti me shtetet e tjera. Bullgaria do japë për Maqedoninë e Veriut njësoj si për ne 100 doza. Kemi shumë besim që për ekipin e Infektivit që do të jetë i pari që do të vaksinohet do të jetë shumë shpejt.
Do të financojmë një projekt te stadiumi te Air Albania për të vendosur ekipin që do të bëjë vaksinën. Pasi thuhet se vaksina duhet të bëhet në mjedis të hapur. Shumë shpejt do fillojmë me vaksinim. Do vazhdojmë me të gjithë mjekët, mësuesit dhe punonjësit e policisë. Të gjithë thonë se në Mars-Prill dozat do vazhdojnë jenë shumë dhe do ketë dhe teprica”, tha Rama.
Gjatë kësaj vizite Rama u ka dhuruar mjekëve dhe lule në shenjë falënderimi për punën e tyre gjatë kësaj periudhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu