Serbia i ndërpret Kosovës furnizimin me energji elektrike

0

Pas funksionimit në mënyrë të pavarur të sistemit energjitik të Kosovës, Serbia ka ndaluar transmetimit të 500 megavatëve të energjisë elektrike që Kosova importonte nga Serbia.
I shprehur për Radion Europa e Lirë, Nebih Zariqi, anëtar i bordit të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës,l është shprehur se tashmë Kosova ka arritur një marrrëveshje me Maqedoninë e Veriut, duke bërë të mundur përfitimin e miliona eurove pas kësaj ndërprerjeje nga Serbia.
“Dihet se Serbia është prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në regjion dhe të gjitha shtetet e regjionit pjesërisht furnizohen nga Serbia. Kosova nuk i plotëson kapacitetet prodhuese të energjisë. Kemi pasur mungesë prej 500 megavatësh. Ato megavate deri tani ishin marrë nga Serbia dhe në momentin e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje, pra arritjes se nje pavaresie te sistemit energjetik të Kosovës, Serbia e ka ndërprerë furnizimin e energjisë për Kosovën. Tashmë jemi të sigurt në furnizimin e energjisë elektrike, kështu që besoj se do të ketë një stabilitet të madh këto ditë”, shprehet Zariqi, duke shtuar se tashmë ka hyre në sistem edhe linja 400 kV interkonektive me Shqipërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu