Sot e inauguroi Rama, mbi 100 makina të bllokuara në Rrugën e Arbrit

0

Vetëm disa orë pas inaugurimit, shfaqen problemet e para në Rrugën e Arbrit.

Sipas informacionit të marrë nga drejtuesit e mjeteve mbi 100 makina janë të bllokuara tek tuneli i Bypass-it në Qafë-Murriz si pasojë e bllokimit nga reshjet e borës, temperaturat e ulëta dhe ngricat në rrugë.

Asnjë ndihmë akoma për qytetarët e mbetur në rrugë dhe nuk shihet asnjë borëpastruese apo punonjës policie për të bërë të mundur lëvizjen e automjeteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu