Tre variantet që po diskutohen se si do të votojmë në 25 prill?

0

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator pritet që të miratohet fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit, nëse do të jetë me emrat e kandidatëve apo numra. Ilirjan Celibashi dërgoi tre variante, por PS dhe PD ishin të ndarë mbi vendimmarrjen për fletën e votimit.

Në këtë mbledhje pritet që të merret edhe vendimi mbi emrin e Bashkim Finos, nëse do të hiqet nga lista e PS-së për qarkun e Fierit. Ish-kryeministri ndërroi jetë dje.

Hapësirë ligjore për ta hequr nuk ka, pasi kodi i ri elektoral jo vetëm nuk parashikon sesi procedohet në një rast të tillë, por tanimë listat e kandidatëve për deputetë janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Diskutimet në mbledhjen e Komisionit Rregullator

Ilirjan Celibashi: Ju jam sjellë tre variante. Dy me emra kandidatësh dhe një ku kandidatët përfaqësohen me numra. Ju takon juve të vendosni.

Eridjan Salianji, PS: Për këtë gjë të mos vendosë Rregullatori, duhet të vendosë vetë kryekomisioneri Celibashi. Nuk është kompetencë e juaja. Të pushojë mbledhja.

Helga Vukaj, anëtare e Rregullatorit (e propozuar nga PD): Është kompetencë e Rregullatorit. Komisioneri duhet të na sillte një propozim të vetëm, jo tre variante. T’i lëmë kohë për të na sjellë një version përfundimtar.

Shqiptarët kanë votuar në sondazhin e KQZ se kush është fleta më e përshtatshme prej tyre. Njëra ka marrë 79% të votave. Mund të ishte një orientim i mirë.

Iv Kaso, PD: Kthejani komisionerit për saktësim aktin. Të jetë i saktë dhe i qartë akti.

Muharrem Çakaj, anëtar i Rregullatorit (propozuar nga LSI): PS është njohur me materialin, dhe nuk ka pasur asnjë pretendim deri tani. Komisioni Rregullator i ka këto të drejta. (Të miratojë fletën e votimit). Celibashi të na sjellë një model konkret flete votimi, në mënyrë që ne ta miratojmë ose ta rrëzojmë. I japim kohë më shumë nëse atij i duhet për të na sjellë një variant konkret.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu