Vranë shokun e tyre, dërgohet për gjykim dosja “Florian Lamçaj”, i përfshirë dhëndri i Qazim Sejdinit

0

Prokuroria e Elbasanit ka dërguar për gjykim personat e dyshuar për vrasjen e Florian Lamçajt në Elbasan, përfshirë dhe dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari.

Ndaj tyre është ngritur akuza e vrasjes me dashje, dhe dënimi që kërkon prokuroria është maksimal.

Përveç Sanxhaktarit Prokuroria ka dërguar për gjykim dhe Adriano Hajdarin për të njëjtën akuzë “vrasje me dashje”. Në gjyq kanë përfunduar dhe Amadeus Lamçja, 40 vjeç për “moskallëzim krimi”, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “deklarim të rremë” si dhe Mehmet Muça, 33 vjeç për të njëjtat vepra penale.

Të katërt akuzohen për vrasjen e Florian Lamçes (Shabani). Ngjarja ndodhi më 30 korrik të vitit të kaluar, rreth orës 04:40 në një lokal të njohur në Elbasan, ndërkohë dyshohet se viktima dhe autorët ishin shokë me njëri tjetrin, dhe krimi ka ndodhur teksa ata kanë qenë nën efektin e alkoolit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu