Zbulohet skena e vrasjes së Endri Mustafës, ekzekutori: Qofsh i Xhenetit! (Detaje rrëqethëse nga krimi që tronditi Shkodrën)

0

Është zbardhur dëshmia e 15-vjeçarit që është arrestuar nga Policia e Shkodrës si i përfshirë në vrasjen e Endri Mustafës, trupi i të cilit u gjet i pajetë të hënën në zonën e Livadheve.

Sipas të miturit, vrasësi i Mustafës është Ibrahim Lici, i cili është shpallur në kërkim nga Policia, ndërkohë që viktima i është lutur që të mos e vriste.

I mituri tregon se me viktimën kishin folur për disa rrënjë kanabisi që ai kishte mbjellë në zonën e Livadheve, dhe kishte kërkuar t’ia tregonte, por në momentin që i janë drejtuar zonës janë përballur me Ibrahim Licin e armatosur.

Sipas dëshmisë që 15-vjeçari ka dhënë përpara policisë, Lici pas vrasjes është larguar me motor.

“Endrit i tregova që kisha mbjellë hashash në zonën e Livadheve, kur i shkova te shtëpia që ti çoja një qengj që po e blinte. Rreth orës 22:00 u nisëm drejt Livadheve ku na doli përpara Ibrahim Lici, i cili kishte armë. Ai e qëlloi Endrin dhe pasi u rrëzua në tokë, Endri iu lut që të mos e vriste pasi kishte fëmijë. “Pash zotin mos më vrit se kam fëmijë”, i tha Endri, ndërkohë që Lici i tha “Qofsh i Xhenetit” dhe e qëlloi në fytyrë. Më pas u largua nga aty me një motor”, është dëshmia tronditëse e të miturit.

Ndërkohë që sa i takon Ibrahim Licit, familja e tij pretendon se ai nuk ka lidhje me ngjarjen, version që pohoi para mediave dhe bashkëshortja e viktimës, një ditë pas varrimit të të riut. Në një dalje për mediat, që dukej sa e guximshme aq edhe e çuditshme, ajo tha se për vrasjen e burrit të saj nuk janë fajtor as Licët dhe as Bajrët, duke folur edhe përpara organeve të drejtësisë.

Lici ka qenë dhe më herët i shpallur në kërkim për vrasjen e dyfishtë që ndodhi në Shkodër të vëllezërve Bilali, ndërkohë që është i njohur rivaliteti i tij me fisin e Bajrëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu