Zgjedhjet/ KQZ hap “thesin”. Milionat që marrin partitë për fushatën. PS merr pjesën e “luanit”, zbulohet shuma për PD-LSI

0

Përveç fondeve vjetore që përfituan në fillim të këtij viti, KQZ u ka “mbushur” arkat partive politike që garojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Vendimi që do të miratohet nesër vjen pak ditë përpara nisjes zyrtare të fushatës elektorale.

Por sa do të përfitojnë?

E ndërsa shpjegon formulën e llogaritjes së ndarjes së parave, KQZ deklaron se pjesën e “luanit” e merr PS-ja 55,826,750 lekë, e ndjekur nga PD me 33,318,149 lekë, LSI 18,975,182 lekë, etj. Në projektvendim qartësohet se mënyra e përllogaritjes së fondeve është bërë duke ju referuar çdo partie politike që në zgjedhjet e viteve 2015, 2017 dhe 2019 kanë arritur të marrin jo më pak se 1% të votave në shkallë vendi. Fondi nga Buxheti i Shtetit është 2 herë më i madh se fondi i alokuar për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017. Fondi i vënë në dispozicion në vitin zgjedhor 2017 ishte 65,000,000 lekë, pra rrjedhimisht llogaritet që për vitin zgjedhor 2021 të jetë 130,000,000 lekë, raporton gazetarja e ABC, Esiona Konomi.

“Referencë për përllogaritjen e vlerës së votës është konsideruar viti në të cilin partia politike ka patur rezultatin më të lartë në numër votash në zgjedhjet e viteve 2015 apo 2017. Nga kjo përllogaritje përjashtohen partitë politike që kanë marrë pjesë (në zgjedhjet 2015 dhe 2017) dhe që nuk kanë arritur të marin 1% të votave edhe pse në vitin 2019 kanë marrë jo më pak se 1% të votave. Gjithashtu, përfshihet rezultati i partive politike të cilat nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet e viteve 2015, 2017 por në zgjedhjet e vitit 2019 kanë marrë jo më pak se 1% të votave. Shuma e përcaktuar për të marrë paradhënie cdo subjekt zgjedhor është përllogaritur duke mbledhur totalin e votave te vlefshme dhe duke e pjestuar atë me 130.000.000 lekë (vlera e votës =73 lekë). Cdo subjekti zgjedhor i takon të marrë paradhënie sasinë e votave të marra shumëzuar me vlerën e votës” deklaron KQZ.

Nr. Emërtimi i partisë politike Fondi që përfitohet (lekë)
1 Partia Demokratike (PD) 33,318,149
2 Partia Republikane (PR) 3,926,232
3 Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) 1,434,012
4 Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 55,826,750
5 Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) 18,975,182
6 Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 5,552,885
7 Partia Fryma e Re Demokratike (FRD) 2,188,832
8 Partia Demokristiane (PDK) 1,479,742
9 Partia Social Demokrate (PSD) 1,629,360
10 Partia Bindja Demokratike 1,485,550
TOTAL 125,816,694

Në përllogaritjen e vlerës së votës janë përfshirë edhe partitë politike të cilat kanë plotësuar kushtin e tejkalimit te kufirit prej 1% por që nuk do të përfitojnë fonde për shkak të mosregjistrimit të tyre ne zgjedhjet per kuvendin të datës 25 prill 2021.

Respektivisht:

Partia Demokracia Sociale (PDS) 20.064 vota 1.28%
Partia Socialiste e Vërtetë 91 (PSV91) 17.465 vota 1.12%
Partia Lista e Barabartë (LIBRA) 19.806 vota 1.25%.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu