Ardhja e afganëve në Shqipëri, Rama për CNN: Si mund t’i lemë këta njerëz të vdesin?!

0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dhënë këtë të mërkurë një intervistë për gazetaren e CNN, Biana Golodryga ku ka folur per krizen ne Afganistan.

Kreu i qeverisë foli për ardhjen e afganëve në vend dhe nënvizoi se duhet t’u jepnim strehë e besim në këtë moment krize pasi 30 vite më parë shqiptarët ishin afganë për italianët.

“30 vite më parë kemi qenë ne afganët për vëllezërit tanë italianë, kështu që askush më mirë se ne e kupton situatën e tyre. Kur nuk je shumë i pasur, kujtimet janë shumë të pasura.

Nuk bëhet fjalët për besim apo ngjyra, bëhet fjalë për njerëz, duhet t’iu japim strehë në një moment krize të thellë.

Nuk mendoja për artin kur dola në rrugë për të kërkuar ndryshimin e regjimit. Si mund t’i lemë këta njerëz të vdesin? Si mund t’u mbyllim dyert atyre në një kohë si kjo, kur vendin e ka përpirë lufta?” tha Rama.

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se numri i afganëve që do të strehojë vendi ynë është rreth 4000.

“2000 që janë listuar dhe 2000 të tjerë që ne po punojmë për t’i pritur. Do jenë rreth 4000 mijë”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu