Asnjë identitet i tij nuk gjendet në TIMS-in e Shqipërisë dhe rezulton i arratisur nga burgu Kasandrës/ Arrestohet shqiptari në Greqi

0

Autoritetet policore te Selanikut kanë njoftuar se kanë bërë të mundur arrestimin e 36-vjeçarit shqiptar, i cili mbante një armë të tipit pistoletë dhe 5 fishekë.
Arrestimi u realizua në kuadër të operacionit në zonën e Evozmit.
Autoritet greke sqarojnë se emri i të arrestuarit nuk është bërë publik, pasi sipas këtyre burimeve në skedat e policisë greke ai është regjistruar me shumë emra, të cilat nuk korrespondojnë me asnjë të dhënë në sistemin TIMS të vendit tonë, çka e bën të vështirë identifikimin e tij.
Por pavarësisht emrit të tij, 36 vjeçari duket se është në telashe të tjera me drejtësinë greke, pasi është verifikuar prej të dhënave daktiloskopike në sistemin grek të drejtësisë, ku rezulton i arratisur nga burgu bujqësor i Kasandrës që prej janarit të 2019, kur kryente dënim për vjedhje.
Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie,dhe në vazhdim do të dërgohet në burg për të kryer dënimin e mbetur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu