Befason sondazhi i realizuar me kryetarët e bashkive të qarkut Elbasan. Ja kush doli i pari!

0

Befasojnë rezultatet e sondazhit të zhvilluar me shtatë kryetarët e bashkive të qarkut të Elbasanit. Në sondazhin e radhës infoelbasani ftoi qytetarët që të votonin për kryetarin më të pëlqyer sipas tyre, ose më thjeshtë me performancën më të mirë në drejtimin e bashkisë.

Gara është zhvilluar e fortë mes tre emrave, kryetarit të bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, kryetarit të bashkisë Gramsh, Klodian Taçe dhe kryetarit bashkisë Cërrik, Andis Salla. Gjatë ditëve të sondazhit herë ka kryesuar njëri e herë tjetri.

Në total në sondazh morën pjesë 5256 votues. Në mbyllje të sondazhit i pari u rendit kryetari i bashkisë së Gramshit Klodian Taçe i cili grumbulloi 1611 vota ose 30.64% të totalit. I dyti u rendit kryetari i bashkisë Cërrik, Andis Salla që grumbulloi 1203 vota ose 22.88% të totalit. I treti u rendit kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja  i cili grumbulloi 1000 vota ose 19.02% të totalit. I katërti u rendit kryetari i bashkisë së Prrenjasit Nuri Belba i cili grumbulloi 513 vota ose 9.76% të totalit. I pesti u rendit kryetari i bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra me 400 vota, ose 7.61% të totalit. I gjashti u rendit kryetari i bashkisë së Belshit Arif Tafani me 310 vota, ose 5.90% të totalit. I shtati u rendit kryetari i bashkisë së Peqinit Lorenc Tosku që grumbulloi 220 vota ose 4.18% të totalit.

Renditja sipas rezultateve:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu