Bujar Nishani flet për zgjedhjet: 25 prilli nuk solli asnjë ndryshim në Shqipëri, nuk do lejojmë degradimin e PD

0

Nga Korça, në një takim me mbështetës dhe themelues të degës lokale të këtij qyteti, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani deklaroi se pas 25 prillit nuk pati asnjë ndryshim në Shqipëri. Nishani tha se PS është sërish në pushtet duke vënë në rrezik demokracinë në vendin tonë. Ai theksoi se një rrezik akoma më i madh është degradimi i PD si i vetmi mekanizëm që mund të bëjë diferencën.

“Kishte një moment para pak ditësh 25 prillit kur shoqëria shqiptare synonte për ndryshimin e një situate që ishte bërë e papranueshme. Në këtë proces ndryshimi besonin të gjithë. Ndryshimi vjen përmes sistemit dhe në një vend të qytetëruar brenda sistemit mekanizmat sjellin ndryshim.

Jam i bindur që të gjithë ne dhe mijëra qytetarë shqiptarë kanë një dëshpërim sepse nuk mundëm të realizojmë atë që prisnim.

25 Prilli nuk solli asnjë ndryshim në Shqipëri. La përsëri PD në opozitë dhe rrezikon që për shumë arsye që të thellohet dhe konsolidohet rrënimi demokratik dhe ajo që na shqetëson akoma më shumë, degradimi i të vetmit mekanizëm, aktor dhe faktor që mund të bëjë diferencën, Partisë Demokratike. Korça dhe disa epiqendra të tjera të Shqipërisë paraqesin qendrën. Unë personalisht dhe kolegët jemi të nderuar që jemi mes personaliteteve të këtij qyteti dhe të PD”, u shpreh Nishani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu