COVID-19 ka gjunëzuar qytetin e Elbasanit/ Konfirmohen çdo ditë raste të reja me covid

0

COVID-19 ka gjunëzuar qytetin e Elbasanit pasi çdo ditë ka raste të reja që konfirmohen me covid.

Nëse do ti referohemi shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve kemi një rritje të të infektuarve si më poshtë: 21 Elbasan, 8 Gramsh, 7 Peqin, 1 Librazhd. Por nëse do i referohemi realitetit, urgjenca e Elbasanit ka një fluks qytetarësh të cilët paraqiten me simptomat e ngjashme me COVID-19.

Burime nga spitali i Elbasanit bëjnë me dije se çdo ditë në urgjencën e Elbasanit paraqiten 20 deri 30 persona që kërkojnë ndihmë mjekësore pasi kanë simptomat e COVID-19, mbas kryerjes së skanerit personat e konfirmuar me covid dërgohen në banesë duke ndjekur dhe mjekimet e nevojshme.

Dhomat e urgjencës së Elbasanit janë kthyer në dhoma shtrimi për pacientë me covid pasi personat në gjendje të rënduar intubohen në urgjencë dhe presin që autoambulancat ti transportojnë drejt spitaleve Covid.

Elbasani do të kishte një spital COVID por ende nuk është hapur pasi dhomat e shtrimit dhe sistemi i oksigjenit nuk janë vendosur. Elbasani ka vetëm 2 autoambulanca me gjitha pajisjet për të sëmurët me covid.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu