Çpo ndodh në Elbasan, forcat Renea dhe dhjetëra makina policie zbarkojnë në qytet

0

Forcat Renea dhe dhjetëra makina policie kanë zbarkuar sot në mbrëmje në  Elbasan.

Objekti i kontrollit kanë qenë disa lokale dhe bare në qendër të qytetit dhe në disa lagje. Në një nga fastfoodet në anë të bulevardit kryesor kanë qenë prezent mjaft uniforma blu.

Ende nuk bëhet e qartë se cili  është objektivi i këtij aksioni. Burime për infoëebtv bënë me dije se deri më tani janë shoqëruar për në komisariat dy shtetas. Ndërsa aksioni vazhdon.

Ndërkohë burime policore bënë me dije se aksioni i sotëm është një procedurë rutinë që ndjek Policia e Elbasanit për të kapur persona në kërkim.

Gjithsesi duket se policia ka pasur indikacione se në fastfoodin në fjalë mund të kenë qenë persona të armatosur.

Priten të dhëna zyrtare nga policia rreth këtij aksioni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu