Një automjet ka marrë flakë në lëvizje në autostradën Tiranë-Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë Tegut. Policia dyshon se shkak i flakëveështë një shkëndijë elektrike në automjet.
Ndërkohë drejtuesja e mjetit, e identifikuar me inicialet B.B., nuk ka pësuar dëme ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 13.10.2020, rreth orës 20:00, në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Tegut, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen B.B., ku ka vetëm materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.