Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Croce di Musile, Venecia ku një grua shqiptare është ka humbur jetën për shkak të një hemorragji cerebrale. Gruaja me origjinë nga Shqipëria, kishte vetëm dy javë që kishte sjell në jetë fëmijën e tretë. E ndjera është identifikuar si Hazbije Seferi Sinameta, 34 vjeç.
Kjo tragjedi ka tronditur opinionin publik dhe banorët, ndërsa fqinjët e 34 vjeçares, kanë deklaruar se pas lindjes, Hazbija është ankuar për dhimbje të forta koke. Ndërkohë, shqiptarja ka lënë pas bashkëshortin dhe 3 djemtë e saj.
Mediat italiane raportojnë se shkak i vdekjes së saj është hemorragjia cerebrale. Viktima, Hazbije Seferi Sinameta ishte bërë nënë për herë të tretë, më 3 nëntor.
Ngjarja
Rreth dhjetë ditë pas lindjes, Hazbija kishte ndjerë dhimbje të forta koke, derisa në një moment kishte humbur edhe ndjenjat.
Ajo u transportua në spital ku mjekët konstatuan hemorragjinë cerebrale dhe situata u përkeqësua duke i marrë jetën gruas lehonë.
Hazbije Seferi Sinameta prej vitesh banonte me familjen e saj në Bosco. Përveç burrit, ajo la pas edhe dy fëmijë të moshës 14, 8 vjeç dhe fëmijën e tretë të lindur vetëm disa javë, më 3 nëntor.