Aktorja e njohur bukuroshe, Arjola Demiri është një nga figurat më të komentuara, teksa jeta e saj private është përfshirë në skenën politike. Demiri është tashmë një e divorcuar që ka zgjedhur të merret me politikë, konkretisht me PS. E ftuar në “Why not”, Demiri ka folur edhe për jetën e saj sentimentale, ndërsa me shaka ka treguar disa skena mjaft komike me fëmijët e saj. Në fjalën e saj, Demiri u shpreh se ajo u ka bërë një kërkesë vajzave të saj, ndërsa u kërkon që mos e thërrasin mami.
Arjola Demiri:
Ishim në plazh, unë me dy vajzat ndërsa Rubini ishte tek i ati. Gjatë kohës që ishim në plazh këto thërrisnin “Ma, Ma” dhe gjithë njerëzit sa herë thërrisnin këto më thoshin “Moj mami i këtyre je ti?”. Edhe unë i përgjigjesha “po mami i tyre jam”. I thashë nga nesër dhe mbrapa mos më thërrisni më mami se më latë beqarë për gjithë jetën, më thërrisni teze.