Një aksident sapo ka ndodhur në Tiranë. Ngjarja u regjistrua tek kryqëzimi në rrugën e Elbasanit.
Siç shihen nga pamjet ekskluzive të regjistruara nga infoelbasani.com në këtë aksident janë përplasur një motorr me një biçikletë dhe një automjet.
Ende nuk dihet fati i personave që kanë qenë në motorr e biçikletë. Ata janë transportuar për në spital.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe, pasi normalizoi trafikun e krijuar, kreu veprimet proceduriale. Infoelbasani.com