Elbasan/3 të vdekur brenda 24 orëve prej Covid

0

Tre persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan.

Personat që kanë ndërruar jetë janë dy gra dhe një burrë. Bëhet fjalë për një 62-vjeçare dhe një 85 vjeçare, të cilat kanë ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa një burrë 88 vjeç ndërroi jetë në shtëpi.

Elbasani është një ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi në vend. Kështu, gjatë 48 orëve të fundit 6 persona ndërruan jetë prej koronavirusit, ndërsa nuk ka një numër të qartë të të prekurve për shkak të numrit të ulët të tamponëve që merren.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu