Gjinari pa rrugë dhe kapicë me mbeturina, projekti për fshat turistik vetëm në letër

0

Është pjesë e projektit “100 fshatrat” i lancuar nga qeveria, si një fshatrat i cili do të investohet, por kjo është rruga që të çon në Gjinar të Elbasanit.

“Kështu ka qenë dhe kështu do të mbetet. Asnjë ndryshim. E bëra me të thënë është shumë larg.”

Edhe pse projekti madhor është prezantuar tre vite më parë asnjë investim serioz nuk është bërë atje.

“Vijnë dhe nuk janë të kënaqur fare. Shohin baraket, asnjë ndryshim.”

Qendra e fshatit që duhet të ishte fshat turistik është një kaos i vërtetë.

“Asgjë fare, qendra siç e sheh, kështu ka qenë dhe kështu ka mbetur.Pa rrugë nuk bëhet asgjë.”

Për vendasit situata po shkon si mos më keq.

“Situata në Gjinar është si mos më keq.”

Thonë se ka pasur premtime të shumta por deri më sot asgjë nuk ka nisur.

“Deri sot asgjë. Ka qenë nga fshatrat më të parë dhe është nga më të fundit.”

Fshati ndodhet vetëm 24 km nga Elbasani, por pavarësisht thirrjeve të herëpashershme të banorëve as qeveria dhe as bashkia nuk kanë investuar në zonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu