Ishte kundër marrëdhënies së vajzës së tij 17-vjeçare, shqiptari merr armën për ta vrarë

0

Policia italiane ka venë në pranga një 49-vjeçar shqiptar, pas një debati me vajzën e tij e cila i ka telefonuar menjëherë policisë për ndihmë, pasi mendoi se babai do ta qëllonte me armë. Ngjarja ka ndodhur në Arrezo të Italisë mbrëmjen e kaluar kur vajza 17-vjeçare telefonoi për ndihmë pas një debati me babain e saj pasi ky i fundit nuk miratoi lidhjen e saj me një bashkëmoshatar.

Shqetësimi i vajzës lindi nga fakti që babai i saj, pas grindjes, kishte shkuar pranë një depoje të vendosur në kopshtin prapa shtëpisë dhe kishte marrë një objekt që i ngjante një arme. Kur policia shkoi në vendin e ngjarjes gjeti disa pjesë të çmontuara të një arme e cila nuk ishte e regjistruar dhe pa numër serie.

Ndërkohë gjatë kontrolleve policia gjeti në shtëpinë e shqiptarit dhe 1.5 kg marijuanë e ndarë në dy pako, pas kësaj policia arrestoi 49-vjeçarin i cili u dërgua në burg.

Burimi:lanazione, joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu