LAJMI I FUNDIT/ Protesta për Palestinën te sheshi Skënderbej, policia shoqëron qytetarët

0

Këtë pasdite një numër i konsiderueshëm qytetarësh janë grumbulluar në “Sheshin Skënderbej” për të protestuar për sulmet që Izraeli po i bën Palestinës.

Me pankarta nëpër duar, qytetarët shqiptarë mbrojnë të drejtat e palestinezëve, por ata nuk janë lejuar nga policia e shtetit për të protestuar në Sheshin Skënderbej.

Burimet e INFOwebTv bëjnë me dije se policia është duke shoqëruar disa nga qytetarët të cilët kanë dalë në sheshin Skënderbej në një protestë për lirimin e Palestinës

Qytetarët:

“Këta janë shtet që qeverisin në mënyrë të padrejtë, po përkrahin çifutët për masakrat që po bëhen ndaj popullit palestinez.

Ne kemi ardhur të protestojmë në mënyrë paqësore për ata gra dhe fëmijë që vriten në mënyrë të padrejtë dhe këta nuk na lejnë të protestojmë.

Kam një pyetje, erdhëm me pankarta në duar, a ka përse këta të më arestojnë pa arsye vetëm përse unë protestoj në mbrojtje të Palestinës?”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu