‘Lajmsi nuk preket’, Deputeti i Peqinit Dash Sula thumbon Bashën për dhunën në Kryesinë e PD

0

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar në Facebook për tensionet dhe sulmin ndaj deputetëve pas mbledhjes së Kryesisë së PD.

Në postimin e tij, Sula shkruan se është e paimagjinueshme dhe e patolerueshme për një forcë politike me orientim perëndimor, presioni dhe dhuna verbale që iu ushtrua deputetëve në mbledhjen e kryesisë dhe gazetarëve.

Ai thekson se është në turpin e atyre që s’kanë ikur asnjëherë që të përdorin grupe të ‘fortësh’ për të hyrë në selinë e PD në mesnatë e të imponojnë vendimet e organeve drejtuese të PD.

Më tej, ai shton se këto akte dëshmojnë edhe një herë se Partia Demokratike ka nevojë të reformohet ku të dominojnë forca argumentit dhe të mos trajtohet si një biznes për interesat e ngushta familjare

 Postimi i Plotë: 
Është e paimagjinueshme dhe e patolerueshme për një forcë politike me orientim perëndimor, presioni dhe dhuna verbale që iu ushtrua deputetëve në mbledhjen e kryesisë dhe gazetarëve të palodhur që ndoqën me profesionalizëm zhvillimet.
Është rregull i artë që ‘lajmsi nuk preket’.
Është në turpin e atyre që s’kanë ikur asnjëherë që të përdorin grupe të ‘fortësh’ për të hyrë në selinë e PD në mesnatë e të imponojnë vendimet e organeve drejtuese të PD.
Këto akte dëshmojnë edhe një herë se Partia Demokratike ka nevojë të reformohet ku të dominojnë forca argumentit dhe të mos trajtohet si një biznes për interesat e ngushta familjare. Demokratët meritojnë të udhëhiqen nga njerëz që drejtohen nga vlerat dhe virtytet e jo nga grupime të ngjashme me ato paramilitare që kërkojnë pushtet për tu pasuruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu