Aksident në Skrapar. Një automjet ka rënë nga Ura e Blezenckës nga një lartësi rreth 80 m.
Shoferi është bllokuar brenda saj dhe kanë qenë banorë të rastësishëm që janë futur në lumë dhe kanë ndihmuar atë.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Por besohet se ai ka devijuar nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e madhe.
Drejtuesi është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka kryer veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.