Një 41-vjeçar, Leonidha Musaj nga fshati Romanat i Durrësit është kapur nga autoritetet pasi ka ‘eliminuar’ duke përplasur me makinë bashkëfshatarin e tij, djalin e personit që i mori jetën të atit të tij para 14 vitesh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së shtunës rreth orës 15:00, në fshatin Romanat, rreth 20 kilometra në lindje të qytetit të Durrësit. Shtetasi Myslim Estrefi, 41 vjeç, përplasi me makinë bashkëfshatarin e tij (të afërm me njëri-tjetrin), Shaqir Estrefi, 57 vjeç. mësohet se si fillim Myslim Estrefi e ka raportuar ngjarjen si aksidentale pranë autoriteteve, por hetimet kanë treguar se bëhej fjalë për hakmarrje, pasi 14 vite më parë, babai i viktimës, Qamil Estrefi, pati vrarë babanë e autorit, Zydi Estrefi.
Burime bëjnë me dije se në momentin e ngjarjes, 41-vjeçari po drejtonte makinën në gjendje të dehur. Myslim Estrefi u arrestua për veprat penale “Eliminim me paramendim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi dyshohet se përplasi qëllimisht shtetasin Shaqir Estrefi, 41 vjeç, për hakmarrje.
41-vjeçari deklaroi:
Nuk doja ta vrisja Shaqirin, ka qenë një aksident. Ngjarjen e ndodhur 14 vite më parë e kemi harruar të gjithë si familje, jeta jonë vazhdonte normale. Momentin e aksidentit nuk e kam vënë re Shaqirin, ishte duke ecur në rrugë ku kalojnë makinat.