Tmerrohen dy elbasanllinj në Kuçovë. 32-vjeçari iu turret dhe i sulmon me sëpatë në makinë. Ndërhyn Policia

0

Dy të rinj nga Elbasani kanë parë tmerrin me sy nga brenda makinës së tyre kur një sëpatë iu ka vrëngëllyer përpara fytyrës dhe ka goditur mbi xhamin e përparmë.

Sulmi ndodhi në fshatin Magjatë të Kuçovës dhe fatmirësisht, S.Sh 24 vjeç dhe K. Rr 20 vjeç arritën t’ia mbathnin në kohë për të shpëtuar kokën.

I tmerrshmi me sëpatë, që nuk dihet për ç’arsye ishte tërbuar ndaj tyre, sa t’u turrej për t’i vrarë me sëpatë ishte M.L, 32 vjeç, banor i fshatit Magjatë.

Policia e Kuçovës njoftoi se e arrestoi sulmuesin 32-vjeçar dhe tregoi se ndaj tij rëndojnë tashmë dy akuza: “Arrestimi i M.L u bë pasi në fshatin Magjatë ka kanosur me sëpatë si dhe u ka thyer xhamin e mjetit, shtetasve S.Sh., 24 vjeç dhe K.Rr., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Kanosja”.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu