U tha se pati të shtëna në ajër, policia zbardh ngjarjen në Peqin

0

Një konflikt me armë zjarri u shënua mesditen e djeshme në lagjen Xhami të qytetit të Peqinit.

Fillimisht u fol për të shtëna në ajër, por në vendngjarje policia gjeti rreth 20 gëzhoja plumbash pistolete dhe automatiku.

Në një konflikt banal, u përfshinë dy persona, Leonard Elezi, 50 vjeç dhe Adriatik Ceka, 40 vjeç, të cilët më pas janë konfliktuar me armë.

Të shpallur në kërkim prej ditës së djeshme, policia nuk ka mundur të arrestojë ende asnjërin prej tyre.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu