Vazhdon numërimi i kutive/ Shënohet numër rekord i votave të pavlefshme

0

Procesi i numërimit po vijon në të gjitha qarqet e vendit.

Aktualisht janë numëruar votat për 1641 qendra votimi nga 5199 që janë gjithsej.

Ajo që vihet re më së shumti është numri i madh i votave të pavlefshme.

Gjer më tani, numri i votave të pavlefshme në rang vendi ka arritur një shifër rekord prej 24.651 votash.

Ndërkohë ka përfunduar procesi i numërimit në njësinë nr.10 dhe njësin e Bërzhitës në qarkun e Tiranës.

Gjithashtu është mbyllur procesi i numërimit në bashkinë e Këlcyrës, Himarës dhe bashkinë minoritare të Pustecit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu