6 ambulanca me pacientë, që trajtohen me O2 jashtë godinës së COVID 2

0
foto ilustruese
foto ilustruese

6 ambulanca me pacientë janë trajtuar jashtë godinës së ‘Shefqet Ndroqit’, çka është paraqitur me pamje nga media kombëtare Top Channnel.
Në abmulancë pacientët trajtohen dhe me oksigjen, ndërkohë vetë kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli për të gjithë procesin e menaxhimit të pandemisë COVID-19, duke përfshirë edhe denoncimet për ezaurim të kapaciteteve spitalore.
Sipas tij, nuk kemi të bëjmë me ezaurim të kapaciteteve por pritja në ambulancë e rasteve që presin të shtrohen në spitalet COVID, ndodh për shkak se bëhet vlerësimi i rasteve.
Ai u shpreh se nëse në një të ardhme do kemi ezaurim të kapaciteteve do të nisë trajtimi i pacientëve në shtëpia, korridore, hotele edhe stadiume si e gjithë bota.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu