Alban Ramosaj fiton ‘Këngën Magjike’: Renditja e këngëtarëve pas votimit të njëri-tjetrit, jurisë dhe publikut

0

Alban Ramosaj u shpall fitues i “Kënga Magjike” 2021 me këngën “Thikat e mia”, duke qëndruar në vendin e parë në në tri fazat e votimit, atë të artistëve për njëri-tjetrin, votimit të jurisë dhe në fund të publikut.

E vetmja këngëtare që u duk sikur do të vendoste pak në rrezik fitoren e Ramosajt ishte Nutsa (kategoria Big International), megjithëse në përfundim të votimit, “Thikat e mia” ruajti diferencën e theksuar.

Rezultatet pas votimit të artistëve për njëri-tjetri:

Alban Ramosaj fiton ‘Këngën Magjike’: Renditja e

Rezultatet pas votimit të jurisë:

Rezultatet pas votimit të publikut (rezultatet finale):

ALBANI ISHTE ARTISTI ME MË SHUMË VOTA NGA PUBLIKU.
Gjatë gjithë procesit të votimit, Albani dukej i hutuar dhe me vështirësi mbante lotët. Pasi mori çmimin nga fituesja e edicionit të kaluar, Eneda Tarifa, Ramosaj falenderoi bashkëpunëtorët dhe në veçanti të ëmën. “Kjo është për ty mam, për çdo gjë që ke bërë për mua,” tha ai.

Teksti i “Thikat e mia” u shkrua nga Fifi dhe Albani vetë, ndërsa për muzikën Ramosaj bashkëpunoi me Brunon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu