Dibër/ Probleme me votimet, kryetari i KZAZ: Ka qendra ku nuk ka filluar procesi

0

Ndryshe nga çfarë mund të pritej, procesi i votimit në Dibër nuk ka filluar normalisht.

Kryetari i KZAZ Dibër, Premtim Kryemadhi ka deklaruar nga KZAZ nr. 19 se në disa qendra ka probleme me teknikën, mos funksionimi i pajisjes ose kamerës.

Ndërkohë, sipas Kryemadhit, komisionerët janë kontaktuar që të vijojnë manualisht procesin.

“Jemi në KZAZ nr.19 në Dibër. Jo në të gjitha qendrat ka filluar procesi normalisht për shkak të probleme me teknikën, mos funksionimi i pajisjes ose kamerës. Komisionerët janë kontaktuar që të vijojnë manualisht. Kemi pak qendra që nuk ka filluar procesi i votimit”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu