Tetë nxënës në gjimnazin “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan kanë shfaqur shenja të koronavirusit.
Mësohet se disa ditë më parë në këtë gjimnaz, tre mësues dhe një nxënës rezultuan të infektuar.
Nesër pritet të merret vendimi nëse do të mbyllen tre klasat ku bëjnë mësim tetë gjimnazistët.
Gjatë ditëve të fundit në Elbasan janë identifikuar me COVID punonjës apo drejtues të institucioneve të ndryshme.
Kështu raste ka në Bashki, në Qark, në Polici, në Qendrën Spitalore, në shkolla në disa drejtori etj.