Ky është 19-vjeçari shqiptar që vdiq tragjikisht në Itali pasi motorri u përplas me shtyllën

0

Një aksident i rëndë me motor u regjistrua dy ditë më parë në Itali, si pasojë e të cilit humbi jetën një 19-vjeçar shqiptar.

Ngjarja ndodhi në Piombino Dese të Italisë. Studenti i Liceut Alessio Bariamcanaj po udhëtonte me motor ‘Yamaha 125’ kur u përplas me një shtyllë, duke pësuar fraktura të rënda në trup.

Ai u transportua menjëherë me helikopter në spitalin e Trevizos në Itali, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Alessio jetonte në Piombino Dese, në zonën e Padova së bashku me familjen e tij. Ai luante futboll në ekipin lokal të Piombino.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu