Lajmi i fundit/ Shoqërohet një tjetër person në Policinë e Elbasanit. 15 të ndaluar nga uniformat blu për ngjarjen e djeshme

0

 

Shoqërohet në polici një tjetër person që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen e djeshme në Elbasan.

Nga pamjet ekskluzive të siguruara nga infowebtv shihet se personi ka plagë të ndryshme në trup që mendohet se i ka marrë gjatë përleshjes së djeshme ku mbeti i vrarë aktivisti i PS Pjerin Xhuvani, u plagos punonjësja e policisë Xhensila Sota dhe gjithashtu mbetën të plagosur Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani pjesë e grupit të Mbrojtjes së Votës së PD dhe dhëndrri i Pjerin Xhuvanit, Eltion Bodinaku.

Nga dje deri më sot janë shoqëruar mbi 15 persona në komisariatin e Policisë së Elbasanit. Autori kryesor i ngjarjes , Arbër Papleka, është vetëdorëzuar që dje në polici.

Ndërkohë nga hetimet në vendngjarje rezulton se janë gjetur 18 gëzhoja plumbash.

Por ende nuk ka pamje filmike nga skena e ngjarjes nga kamerat e sigurisë.

Gjithashtu ende nuk dihet se çfarë ka gjetur grupi hetimor brenda automjetit që u akuzua se po shpërndante lekë në këmbim të votës.

Keyword: Infowebtv, vrasje, Elbasan, arrestim, Policia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu