Ndodh në Peqin/“Janë klandestine”, masa për djegien e mbetjeve spitalore

0

Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte rastin skandaloz të djegies së plehrave në oborrin e një kopshti në Peqin.

Mjeku i qendrës shëndetësore pretendon se aty është djegur vetëm një letër.

“Atëherë, kjo gjë nuk ndodh sepse ne kemi lidhur kontratë me mbetjet spitalore. Dikush mund të pretendojë që është djegur një letër”, tha Gëzim Ferhati, mjek.

Por në terren situata është ndryshe.

Gazetari: Ky është skandal. Është grumbullim masiv i mbetjeve të tilla të rrezikshme siç janë qelqet, aget, injeksionet që janë përdorur.

Gëzim Ferhati: Kjo ka qenë e rrethuar. Një infermiere mund të vijë këtu për të kontrolluar ambientin sepse këtu kanë hyrë në mënyrë klandestine. Kjo është pronë e qendrës shëndetësore. Ka qenë e mbuluar dhe izoluar. Çfarë kërkon nga ne?

Gazetari: Më jepni një shpjegim pse ndodhi dhe pse ju nuk mbani përgjegjësi tani.

Gëzim Ferhati: Nuk ndodh fare.

Gazetari: Nuk ndodh fare?

Gëzim Ferhati: Fare.

Gazetari: Të bëjmë një ballafaqim me komunitetin.

Gëzim Ferhati: Bëj sa të duash.

Gazetari: Doktor nuk mund të arsyetoni kështu se jeni edhe bluzë e bardhë.

Gëzim Ferhati: Ti vjen këtu dhe thua çfarë them unë është.

Gazetari: Çfarë shoh unë, çfarë shohin prindërit, çfarë thotë mësuesja që është këtu.

Gëzim Ferhati: Zonja që është këtu duhet ta mbyllte atë pseudokopësht që ka sepse nuk është kopësht ky.

Gazetari: Ti po shkel ligjin, ti po ndot ambientin, po rrezikon jetën e komunitetit të fëmijëve.

Gëzim Ferhati: Absolutisht jo.

Gazetari: Po zotëri.

Gëzim Ferhati: Kjo zonja që kërkon ambient të ri, dihet që kjo është qendër shëndetësore dhe është e mbyllur. Pse i mban fëmijët këtu?

Gazetari: Kur ka ndodhur kjo?

Qytetari: Kjo ka ndodhur dje.

Gazetari: Kush i djeg mbetjet?

Qytetari: Ata nga spitali tjetër.

Gëzim Ferhati: Kë pe ti që djeg?

Edukatorja: Infermieren e zonës.

Gëzim Ferhati: Kush është infermierja e zonës? Kë pe ti që djeg?

Edukatorja: Infermieren e zonës.

Gëzim Ferhati: Kjo është e izoluar.

Megjithëse qendra nuk pranon të jetë ajo shkaktarja edhe administratori i njësisë, që për më tepër nuk e ka idenë se si funksionon menaxhimi i mbetjeve, pohon se doktori ka pranuar që ato të mos digjen më aty.

Shefqet Tabaku, administrator i Njësisë Shezë: Unë po bëj një vend tjetër për të djegur mbetjet atje. Unë isha në terren nuk kisha mundësi të flisja me doktorin që ti bënim mbetjet tek spitali i ri që është.

Gazetari: Që të digjen andej?

Shefqet Tabaku: Të digjen andej.

Gazetari: Ju mendoni që mbetjet e tilla kaq të rrezikshme duhet të digjen në natyrë?

Shefqet Tabaku: Unë atë nuk e di.

Gazetari: Duhet ta dini ju jeni administratori.

Shefqet Tabaku: E di, por nuk…

Gazetari: Shkelja është e hapur fare. Ti vetë si administrator nuk di dhe duhet ta dije me kohë dhe të më thoshe mua zotëri nuk duhet të digjen. Më vjen shumë keq…

Shefqet Tabaku: Dhomat spitalore kanë pasur një dhomë djegie.

Gazetari: Nuk mund të digjen, është e jashtëligjshme. Këto janë mbetje të cilësuara të rrezikshme sepse kemi age, shiringa, shishe qelqi shumë të rrezikshme, nuk janë vetëm kartona.

Shefqet Tabaku: Dakord jam, nuk jam në kundërshtim.

Gazetari: Duhet të ishte në dijeni dhe të kishe marrë masa me kohë. Doktori vjen këtu dhe…

Shefqet Tabaku: Unë masa kam marrë dhe po e mbyll gropën që të mos hidhen më mbetje aty. Jam duke punuar, duke sistemuar.

Gazetari: Këtu është shkelur ligji për mjedisin, ligji për shëndetësinë etj., me radhë. Është e pafalshme. Këtu është për të vënë duart në kokë i nderuar. Ti i ke fëmijët këtu, ke prindërit, komunitetin, qendrën shëndetësore e ke përballë, këtu vazhdojnë digjen.

Nga ana tjetër, firma që ka kontratë për asgjësimin e mbetjeve spitalore, u shpreh, se shkon atje për të kryer shërbimin sa herë që njoftohet nga qendra por nuk ka dijeni se çfarë bën kjo qendër me djegiet në natyrë.

Administrator i “Pura Medical”: Unë, atje, nuk di se çfarë bëhet. Kur na marrin në telefon, shkojmë bëjmë shërbimin.

Gazetari: E gjete kontratën?

Gëzim Ferhati, mjek: Për momentin…, për dreq, kjo është, që kanë marrë në 2023-shin këto mbetje.

Gazetari: 23 qershor 2023?

Gëzim Ferhati, mjek: Po!

Gazetari: Kush i merr këto?

Gëzim Ferhati, mjek: Kjo firma këtu, “Pura Medical”. Shikoje, se për momentin nuk po e gjej! (kontratën)

Emisioni “Stop” ia përcolli Inspektoratit Shëndetësor në Elbasan problemin e djegies së mbetjeve të rrezikshme spitalore në oborrin e kopshtit dhe ky i fundit ngriti grupin e punës.

Si rezultat kjo qendër nuk kishte të dokumentuar në regjistër procesin e administrimit të mbetjeve, ndaj dhe Inspektorati Shëndetësor e gjobiti me 5 milionë Lekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu