Tashmë zyrtare/ Pas fitores në Georgia Biden është presidenti i ardhshëm në SHBA.

0

Joe Biden ka zyrtarizuar fitoren e zgjedhjeve presidenciale pas fitores në shtetin e Georgias, duke marrë 306 vota elektorale.
Ndërkohë sipas projeksioneve të BBC, Donald Trump ka fituar shtetin e Karolinës së Veriut, por ajo i ka dhënë atij vetëm 232 vota elektorale.
Pavarësisht se kandidati republikan i ka kontestuar fort rezultatet e këtyre zgjedhjeve, ditën e djeshme Trump aludoi për formimin e një administrate të re.
Në një deklaratë për mediat, e para që pas zgjedhjeve, ai foli për pandeminë e koronavirusit për të cilën u shpreh se nuk do të marrë masa të tjera shtesë.
“Çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, kush e di se cila administratë do të jetë. Unë mendoj se koha do ta tregojë” – tha Trump.
Rezultatet në Georgia dhe Karolinën e Veriut ishin të fundit që në garën për Shtëpinë e Bardhë. Votat elektorale të Biden janë të barabarta me rezultatin e arritur nga Trump në fitoren e tij ndaj Hillary Clinton në 2016.
Shtetet kanë kohë deri më 8 dhjetor që të zgjedhin përfaqësuesit në Kolegjin Elektoral të cilët më 14 dhjetor do të zyrtarizojnë dhe Presidentin e ri të ShBA-së.
Presidenti Trump ka nisur një sërë sfidash ligjore në shtetet kryesore dhe ka ngritur akuza të pabazuara për mashtrim të gjerë zgjedhor. Por përpjekjet e tij pësuan tre pengesa të premten:
Në Arizona, ekipi i tij ka kërkuar një rishikim të fletëve të votimit të hedhura në ditën e zgjedhjeve pasi u bë e qartë se epërsia e rivalit të tij ishte e padiskutueshme.
Në Michigan, një gjykatës refuzoi një kërkesë nga dy vëzhgues republikanë të sondazheve për të bllokuar certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve në Detroit të cilët kishin pretenduar mashtrim në Wayne County
Në Filadelfia, Pensilvani, kërkesat e ekipit të Trump për të bërë të pavlefshme disa grupe votash me postë u refuzuan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu