Në një kohë kur pandemia ka prekur të gjithë botën, infermieret dhe mjekët janë ata që ndodhen në vijën e parë të betejës dhe po trajtojnë pacientët e infektuar. Një infermiere nga Kolorado, Claire Tripeny, e cila punone në kujdesin intensiv, nuk ishte aspak e kënaqur për pagën që merrte.
Ajo fitonte rreth 800 dollarë në javë dhe nuk ndihej sikur po bënte dicka të vlefshme në jetën e saj, ndonëse po shpëtonte jetën e pacientëve të infektuar.
“Nuk isha duke fjetur dhe kam pasur më shumë ankth në jetën time. Unë do të shkoj atje ku nevojiten aftësitë e mia dhe mund të garantohem se kam mbrojtjen e nevojshme”, tha Tripeny në një intervistë.
Në Prill, ajo bëri gati valixhet pasi siguroi një kontratë dy-mujore në New Jersey, vend që ishte vatër e nxehtë Covidit. Në atë punë përfitonte rreth 5200 dollarë në javë, dhe kishte një kontratë që i siguronte mjete adekuate mbrojtëse.
Muaj më vonë, ofertat u rritën për infermierët që trajtonin të infektuarit. Në Sioux Falls, Dakota e Jugut, infermierët mund të fitojnë më shumë se 6,200 dollarë në javë. Oferta e fundit për të ishte një punë në Fargo, Dakota e Veriut dhe i ofronte më shumë se 8,000 dollarë në javë. Disa mund të marrin deri në 10,000 dollarë.
Në fillim të pandemisë, spitalet po konkurronin për ventilatorë, teste Covid-19 dhe pajisje mbrojtëse personale. Tani, në të gjithë vendin janë duke konkurruar për infermierë. Rritja në rastet Covid-19 e ka shndërruar personelin në spitale në një lloj lufte kombëtare të ofertave, me spitalet e gatshme të paguajnë paga të larta për të siguruar infermieret që u nevojiten.