Ka ndërruar jetë inxhinieri i njohur i Elbasanit Edmond Tafa. I prekur nga Covid, i ndjeri kishte disa dite i shtruar në një spital të Turqisë për asistencë të specializuar.
Rrjetet sociale kanë qenë të mbushur me postime ngushëlluese për inxhinierin. Ndër të tjerët, miku i tij Artur Guni kreu i Drejtorisë së përgjithshme të shërbimit të transportit rrugor poston:
E pabesueshme largimi yt, kaq i shpejtë nga kjo jetë ! Edmond Tafa , ky njeri qe gjithë kohën perhapte energji pozitive ndaj atyre qe e rrethonin , nuk do te jete me midis nesh !
Ne humbëm nje shok, nje mik , nje qytetar të denje të Elbasanit ! Kjo eshte fotoja e fundit, para se te semurej nga Covid , e NE shoqëria, nuk mund ta besonim se kjo semundje mund të të mposhte ty Mondi, e kjo do të ishte hera e fundit , që do të shihnim !
Ngushellime familjes dhe gjithë të afërmëve. R.I.P. MOND TAFA