Serbia kërcënoi me luftë dhe Turqia po e armatos/ Ministri Majko:”Po mbajmë shënim”.

0

Në datën 6 Tetor është bërë e njohur në media fakti se Ankarja po furnizon Serbinë me dronë vrasës, rreth kësaj çështjeje ministri i Diasporës është pyetur në televizionin ABC News, ku ka shprehur se çdo gjë po mbahet shënim nga autoritetet shqiptare.
“Ne kemi tre marrëdhënie strategjike që kanë të bëjnë me tre fqinjët tanë të rëndësishëm, Turqia ka një distancë, por ne e konsiderojmë distancë goxha të afërt. Kemi të bëjmë me Italinë, Greqinë dhe Turqinë. Turqia po furnizon me armatim Serbinë, po e dimë, mendoj se secilido e kupton që ne mbajmë shënim.
Në memorien e marrëdhënieve shqiptaro-turke kjo regjistrohet. Kaq. Do të mbetet e shkruar në memorien shqiptaro-turke, nuk thash po e shpallim armike Turqinë” tha ai. I pyetur nëse e shqetëson armatimi i Turqisë, Majko theksoi se “Furnizuesi i parë i Serbisë është Rusia. Në panik nuk duhet të jemi, sikur kanë ata miqtë e tyre, kemi edhe ne miqtë tanë” tha ai.
Kujtojmë se kjo deklaratë e ministrit është dhënë pas thirrjes për luftë nga Aleksandër Vuçiç, çka ngjalli reagim nga Tirana dhe Prishtina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu